Kujdes, shkencëtarët tregojnë se gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët

Nëse i gudulisni fëmijët mund të jetë diçka e dëmshme. Me siguri ju e shijoni shumë atë moment që fëmijët tuaj qeshin, mirëpo kjo ka disa anë negative. Bright Side na shpjegon pse gudulisja nuk është një mënyrë e mirë për t’u argëtuar. Ndoshta një lojë do të jetë një ide më e mirë, sesa gudulisja.

Nëse fëmija po qesh nga gudulisja, nuk do të thotë se është i lumtur

Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. Kjo qeshje i bën prindërit të mendojnë se në të vërtet fëmija i tyre po e shijon këtë “lojë”. Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë në vitin 1997, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjenja lumturie si ato kur një person qesh me një shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh.

Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin

Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të. Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Miçiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.

Fëmija nuk mundet t’ju thotë “Stop”

Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë. Diçka që filloi si argëtim, mund të çojë në komplikacione serioze mjekësore.

Ka mënyra më të mira për t’i thënë fëmijës “Të dua”

Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale. Sidoqoftë, ajo çfarë ju këshillojmë të bëni nëse dëshironi të gudulisni fëmijën tuaj: është të kërkoni leje prej tij. Megjithatë, ka shumë mënyra për t’i thënë fëmijës suaj sesa shumë e doni, pa qenë nevoja ta gudulisni.

Share With:
Translate »
781 Views