Kujdeset për fëmijët, zbuloni shumën marramendëse që Ronaldo i kalon çdo muaj Georgina-s në llogari
Prej disa vitesh, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, janë një ndër çiftet më të famshëm, më të komentuar dhe më të dashur për publikun.
Partnerja e futbollistit të famshëm është herë pas here në qendër të vëmendjes së medieve rozë, kjo për shkak të postimeve në rrjetet sociale apo edhe për intervistat që ajo jep
Por së fundmi, modelja e njohur ka publikuar dokumentarin e saj “Soy Georgina”, në të cilin rrëfen rutinën e përditshme të saj dhe ka treguar gjithashtu detaje nga jeta private.
E detaji që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është fakti se Ronaldi i kalon Georginës çdo muaj në llogari100 mijë euro për shpenzimet dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
Bukuroshja brune kujdeset për fëmijët e futbollistit portugez gjatë kohës që ai është larg tyre për shkak të angazhimit në futboll.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Gjithashtu ka edhe një vajzë me Georgina Rodriguez, e cila quhet Alana. Familja e tyre do të zgjerohet pasi çifti është në pritje të binjakëve.
Nga ana tjetër, Rodriguez është një biznesmene e cila ka krijuar ekonominë e saj dhe aktualisht mban statusin e ‘influencer’ me 36.5 milionë ndjekës në “Instagram”.