Kujdestari i fëmijës mbyll 2- vjeçarin brenda lavatriçes dhe qesh me të
Ky është momenti i tmerrshëm ku një fëmijë u mbyll brenda një lavatriçeje nga kujdestari i tij, i cili qeshte teksa e filmonte atë brenda kazanit që rrotullohej.
Pamjet e shpërndara në internet tregojnë 2 vjecarin, Kacper teksa shtyn me duar kapakun e lavatriçes, në dëshpërim për ta hapur atë.
Ngjarja ka ndodhur në Poloni ku e ëma, Zaneta, 21 vjeçe, e la të birin për kujdesje tek miku i saj 18-vjeçar.
Pas largimit të saj, i riu ka filluar të luajë me vogëlushin, të cilin e ka mbyllur në lavatriçe. Në rrjetet sociale policia ka gjetur edhe një tjetër foto ku vogëlushi detyrohej të pinte cigare.
I mituri nuk ka pasur dëmtime megjithatë 18-vjeçari Adam B. është arrestuar dhe për të ka nisur një hetim në lidhje me abuzimin me fëmijët.