“Kujdesu për Dardanin…”/ Diola Dosti ka një mesazh për ish-bashkëshortin dhe partneren e tij
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura, e kjo për shkak të raportit që ka me ish-bashkëshortin e saj.
Teksa ishte e ftuar sot në “S’e luan Topi”, Diola kishte dhe një mesazh për partneren e tij. Ajo kërkoi nga partnerja e tij që ta respektojë dhe të kujdeset për të.
“Në para se të ndaheshim u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi. Por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzën, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka një vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur.
Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.