Kujt i ngjan vajza e Marina Vjollcës? Surprizon Luana
Mbrëmë është rikthyer në Top Channel, Marina dhe Luana Vjollca, të cilat kanë folur për eksperiencën në këtë television dhe jo vetëm. Një ndër çështjet për të cilat u fol ishte edhe vajza e Marinës dhe Getoarit, Marget.

Moderatorja tha se Luana është një teze e mrekullueshme, ndërsa kjo e fundit tha se Marget i ngjante më shumë asaj.
“Ne jemi bërë teze në moshë të vogël, aq sa ziheshim për kukullat me mbesat. Nëse do të fillojmë të flasim për fëmijë nuk do përmbahem”, tha Marina.
“Për çudi më ngjan mua dhe Getit”, tha Luana.
Kujtojmë se Marina dhe Getoar Selimi u bënë prindër të një vajze pak muaj më parë.