Kujt i përket fëmija? Mësuesja shtatzënë arrestohet pasi abuzoi seksualisht 15 vjeçarin, e mbante edhe me para
Një mësuese 41-vjeçare në Miami, SHBA është arrestuar nga policia pasi dyshohet për lidhje me një të mitur, 15-vjeçar. Harry Calvi, 41-vjeçe u lirua me kusht të shtunën e kaluar dy ditë pas arrestimit të saj.
Sipas Daily Mail, ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin adoleshent vitin e kaluar, pasi të dy ata “u afruan” në shkollën John I. Smith K-8 Center në qytet.
Calvi i dërgoi adoleshentit fotografi joshëse në WhatsApp gjatë kohës që zgjati marrëdhënia e tyre dhe dyshohet se i dha atij një nga kartat e saj të kreditit. Ekzistojnë gjithashtu informacione se ajo e mori atë në një festë me të dhe e paraqiti si nipin e saj.
Sipas gazetës britanike hetimi i policisë filloi për shkak të disa videove që dyshohet se i mituri u tregoi miqve të tij duke treguar për afrimitetin me mësuesen. Autoritetet konfiskuan celularin e tij dhe gjetën fotografitë që mësuesja 41-vjeçre i kishte dërguar në WhatsApp.
Ende nuk është e qartë nëse mësuesja është e martuar dhe nëse 15-vjeçari është babai i fëmijës që ajo po pret.
Calvi po përballet me akuza serioze për veprimet e saj.
“Një fëmijë nuk është ligjërisht kompetent për të dhënë pëlqimin, edhe pse ai mund të thotë “në rregull”. Përgjegjësia bie mbi të rriturit, ” tha Ray Valdes, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Florida.
Mosha e pëlqimit në shtet është 18 vjeç.