Kujt ia dedikoi Dr. Flori vargjet që i mbetën në gjysmë? Landi dhe Miri na tregojnë historinë prekëse
“Beso” rikthen në skenën muzikore grupin West Side Family, grup që i kishte munguar publikut prej afro 8 vitesh.
Kishin vite që djemtë nuk nxirrnin një prodhim të ri muzikor, por siç deklaruan pak kohë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit ky i fundit kishte lënë shumë materiale gati, të cilat do të publikoheshin sapo të ishin gati.
Dhe i pari sapo është prezantuar. “Beso”, një tekst i shkruar nga Flori dhe i vazhduar nga Landi dhe Miri, ka ardhur si një paketë këtë fundvit, një dedikim për këngëtarin e ndjerë, por edhe një mesazh për të gjithë ata që e duan muzikën e WSF. Në fillim të këngës dëgjohet zëri i Dr. Florit teksa ka regjistruar një demo të këngës dhe djemat zbuluan se ai i kishte shkruar vargjet para se i biri të vinte në jetë dhe si rrjedhojë kënga do t’i dedikohej atij e gjitha. Por me ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Florit gjërat morën rrjedhë tjetër. Kënga “Beso” që u nis për Danielin e vogël, tashmë është një homazh për t atin e ndjerë. /Kids’Time/