Kulture mbush 11 muaj, Cardi B shpërthen në lot
Cardi B dhe Offset u bënë prindër për herë të parë në 10 korrik të vitit 2018. Reperja e ka vërtetuar gjithmonë se është një mama tepër e përkushtuar, pavarësisht karrierës së saj shumë të suksesshme. Ajo ka publikuar një foto të Kulture në ‘Instagram’, ku i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese vajzës së saj. “Vogëlushja ime është 11-muajshe dhe nuk mundem ta përballoj. Çfarë po ndodh me mua? Kam qenë e emocionuar gjatë gjithë ditës. Jam kokë e këmbë e dashuruar me vajzën time. Faleminderit @Offset”, ka shkruar reperja, duke emocionuar kështu dhe fansat e saj, të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive. Kujtojmë se Cardi B dhe Offset patën një krizë në lidhje për shkak të një tradhëtie të reperit, por tashmë ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë