Kunatë me Belinda Ballukun, Neda Balluku: “Më kanë trajtuar gjithmonë si motër”
Neda Balluku, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra,” ka ndarë detaje mbi marrëdhënien e saj me kunatat, duke përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në intervistën e saj, Neda u shpreh se ndihet me fat që është pjesë e një familjeje që e ka trajtuar gjithmonë me respekt dhe dashuri:
“Asnjëherë nuk jam trajtuar si nuse, gjithmonë si motër e vogël, me një mençuri të jashtëzakonshme për të qenë prezente pa u imponuar. Për këtë jam shumë mirënjohëse,” tha ajo.
Neda theksoi se marrëdhënia e saj me kunatat është një burim mbështetjeje dhe krenarie për të. Ajo rrëfeu se shpesh merr këshilla nga ato për vendime të rëndësishme, duke i quajtur modele për frymëzim:
“E kam mendimin e tyre shpesh për kapital, e kam armë. Kur bëjmë një diskutim në shtëpi, mjafton që ato të jenë nga ana ime dhe unë e kam fituar gjithë betejën. Jam shumë krenare, i kam modele,” shtoi Neda.