Kunetërit takohen për herë të parë, vëllai i Einxhel dhe Dagz shtrëngojnë duart
Alois Shkira është bvëllai i Einxhel Shkirës, e ndonëse si i tillë ai nuk kishte zhvilluar asnjë takim me DJ Dagz, të dashurin e motrës së tij. Arsyeja ka qenë pasi Alois ka dashur t’i takojë të dy bashkë edhe Einxhel edhe Dagz-in.
Por teksa të dy ishin ftuar në Fan Club Big Brother VIP, më në fund takimi mes dy kunetërve ndodhi falë Big Mamës, e cila ka arritur t’i bëjë bashkë dy djemtë.
Teksa Dagz dhe vëllai i moderatores shtrëngojnë duart, Big Mama dëgjohet të thotë se djalin e kanë shumë të mirë duke iu referuar kështu Dagz-it i cili do të jetë kunati i Alois.