Kuptimi i veçantë që fshihet pas emrit të vajzës së Vesës dhe Mirlindit

Një kapitull i ri plot emocione ka nisur për Vesa Vllasaliun dhe Mirlind Dakun, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.  (LEXO KETU)

Emri i vogëlushes është Miriesa, një bashkim i emrave të prindërve të saj: Mir nga Mirlind dhe Esa nga Vesa.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Mirlind Daku në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për ardhjen në jetë të vogëlushes, duke marrë menjëherë urime të shumta nga ndjekësit dhe figura publike.

Ardhja e vajzës shënon një moment të veçantë familjar për çiftin e njohur, të ndjekur gjerësisht si për karrierën sportive të Dakut, ashtu edhe për aktivitetin e Vesës në rrjetet sociale.

 

Share With:
Translate »
54 Views