Kur Amin dhe kunatën i bashkojnë festat

Deklarata e Amit pak muaj më parë për “Thumb” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: “Nuk jam shoqe e ngushtë me vjehrrën, nuk dal për shopping me të, por e respektoj se është mami i Ermalit” nuk ishte pak për një personazh shumë të ëmbël si Ami që njohim të gjithë. Por ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve të njohur që janë “shoqe të ngushta” me vjehrrat apo kunatat, Ami zgjodhi të jetë realiste duke treguar edhe publikisht raportin e vërtetë që ka me vjehrrën.

Nuk ndodh zakonisht që Ami të flasë për marrëdhëniet e ngushta familjare, këtë nuk e bën as për familjen e saj, nënën apo motrën. Megjithatë, ka shumë festa familjare, ditëlindje apo evente të ndryshme kur familja Mamaqi bëhet bashkë e na përshëndet të gjithëve edhe nga Instagrami.

Ermirin, vëllain e Ermalit, e keni parë të gjithë nëpër fotot e Amit apo të Ermalit. Më rrallë, ndoshta keni parë edhe Inën, bashkëshorten e Ermirit, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë me Amin. Mjafton të bëni një udhëtim në profilin e të dyjave për të kuptuar se sa shumë kohë ndajnë bashkë kunatat. Edhe për raportin me të Ami ka thënë se është shumë korrekt e shkon shumë mirë.

Festa e fundit, Oda, i ka bërë bashkë sërish vëllezërit Mamaqi dhe dy kunatat, Ami dhe Ina.

Megjithëse Ami është treguar e kujdesshme gjithmonë për raportet e saj familjare, Ermali, por edhe Ermiri zbulojnë më shumë për publikun. Në fund të fundit, pse jo, kur kanë në krah bashkëshorte dhe kunata bukuroshe?

Ermiri dhe Ina janë prindër të një vajze bukuroshe.

Share With:
Translate »
787 Views