“Kur do e nisni fëmijën e dytë?”- Bashkëshorti i Jona Spahiut i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, zbulon se…

Moderatorja zgjodhi që këtë herë të mos e “shuante” ajo kuriozitetin e ndjekësve, por bashkëshorti i saj, Frenkli.

Me shaka, ajo e titulloi rubrikën “Jua zgjidh Frenkli”. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe : “Të pëlqen që e ke gruan fytyrë publike? Të pengon?”.

“Po pse? Se mos po del me fytyrën time ti, me tënden po del”,- u përgjigj Frenkli, duke treguar se nuk e ka aspak problem të ketë në krah një perosn që njihet publikisht.

Një tjetër ndjekëse pyeti: “Çfarë mendove kur pe Jonën për herë të parë?”.

“Ah, çfarë mrekullie! Rash direkt në dashuri!”,- tha bashkëshorti i saj, duke shtuar edhe disa nota humori.

Kur erdhi radha e pyetjeve në lidhje me xhelozinë, Frenkli tha: “Ti (Jona) je shumë xheloze”, por moderatorja nuk ishte dakord me këtë përgjigje.

“Kur do e nisni fëmijën e dytë?”, pyeste një tjetër, të cilit Frenkli iu përgjigj me shaka: “Në tetor të vitit tjetër”.

Frenkli dhe Jona janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Raiden.

Një tjetër detaj që doli në pah në këto video të shkurtra ishte edhe fakti se Frenkli e thërret me përkëdheli “nuse” Jonën.

Share With:
Translate »
553 Views