“Kur do jesh gati?”, Mark Frroku i shprehu dëshirën për fëmijë, por ja përgjigja e Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj nuk resht së shfaquri dashurinë e saj për Mark Frrokun në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram, ku nuk mungojnë edhe fotot e këndshme më ish-deputetin.

Mirëpo së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një bisedë me bashkëshortin e saj.

Në një postim në Instastory, Rudina shkruan se ajo dhe Mark Frroku po shkonin për të uruar dikë për lindjen e një fëmijë, ndërsa ish-deputeti e pyet se kur do të bëjën ata një fëmijë.

Biseda e postuar nga Rudina Dembacaj në Instastory:

Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!

Marku: Zemër, të gjithë po bëjnë beba po ne? Kur do jesh gati?

Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami”, shih sa yll i bën.

Marku: Shumë të bukura zemër, i gëzofsh. Do të të shkonin më shumë po të ishe edhe shtatzënë.

Unë: Pse s’të pëlqen që jam si ngjalë?

 

Kujtojmë që para disa kohësh në një intervistë, Rudina rrëfeu momentin kur i kishte treguar familjes për Mark Frrokun.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

Share With:
Translate »
142 Views