Kur do të hapen Universitetet? Përgjigjet Rama
A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë? Kryeministri Rama para studentëve tha se është shumë herët për të folur për këtë çështje.
Rama u shpreh se situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës dhe deri më tani vendimet janë marrë në momentet e fundit.
“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama.