Kur do të lehtësohen masat anti-Covid? Flet Skënder Brataj

Duhet se ardhja e variantit të ri Omicron ka çuar në një zbutje të situatës ku në disa vende të botës edhe janë lehtësuar masat. Por a jemi në fund të pandemisë dhe si parashikohet pranvera? Për të folur më gjatë ka qenë në lidhje skype në emisionin “Rudina” Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Rudina Magjistari: Kemi dëgjuar që në shumë shtete evropiane tashmë ka një lehtësim masash, që pak më herët nuk do e kishim konceptuar në këtë periudhë, ndërkohë në vendin tonë rregullat janë sërish në fuqi, tjetër gjë pastaj sa zbatohen, por të paktën ky orari i mbylljes së orës 23:00, mendoni se duhet të vazhdojë të qëndrojë në fuqi në këtë situatë që jemi?

Skënder Brataj: Realisht, situata nuk është kjo e të dhënave që ne shohim sepse ky variant ka transmetueshmëri shumë të lartë dhe ka një numër shumë të madh të pacientëve në banesë. Unë e shoh nga vizitat që bëjmë, nga 400 vizita në total, rreth 80-100 janë për Covidin dhe rreth 35 shkojnë drejt spitalve. Derisa këto numra janë në këtë nivel, do të thotë se virusi akoma pa vazhdon të shkaktojë sëmundshmëri dhe përhapja e tij është shumë e shpejtë, është shumë i ngjashëm me gripin dhe me virozat e stinës.

Rudina Magjistari: Besoj se kjo ka lidhje me faktin se përqindja në vendin tonë e vaksinimit është e ulët?

Skënder Brataj: Ato kanë filluar me heqjen e maskave në ambientet e hapura, në oborret e shkollave. Ne nuk mund të barazohemi me masat liruese të këtyre vendeve evropiane. Në këtë situatë sigurisht që nuk do të ketë shtrëngim të masave, do të ketë vetëm lirim të tyre. Drejt Marsit edhe ne do të kemi një ndryshim masash edhe përsa i përket orarit ose maskave. Na presin lajme të mira për verën, kjo nuk diskutohet.

Share With:
Translate »
189 Views