“Kur do vijë dita të ç’fryhem?”, poza epike e Sara Hoxhës gjatë shtatzënisë
Siç tashmë dihet, çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze, të cilën mezi po e presin.

Ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale përgjatë kësaj periudhe, si duke treguar barkun e rrumbullakosur apo duke ndarë ndonjë moment të veçantë. Vetëm pak më parë, Sara ka ndarë një foto epike me ndjekësit.

Ajo ka pozuar me një filter Snapchati, i cili e tregon shumë të mbushur në fytyrë. “Kur do vijë ajo ditë që do ç’fryhem?”, ka shkruar Sara krahas fotos, duke treguar se mezi po pret që vajza të vijë në jetë dhe t’i humbë kilogramët e fituar nga shtatzënia.




