Kur duhet ta bëjnë fëmijët vizitën e parë tek dentisti?

Brenda vitit të parë të jetës. Ne duhet të udhëzojmë prindin se si duhet t’ia pastrojë gojën foshnjës. Normalisht jo me furçë, por përdoret një garzë me çaj kamomil ose ujë fiziologjik dhe pastrohen mukozat e gojës. Pastaj shikohen dhëmbët e para nëse kanë probleme. Shpeshherë nënat për qetësimin e dhëmbëve tek foshnjat i japin qumësht gjatë natës apo përdorin mjaltë. Duke bërë vizita te dentisti ajo do të marrë këshilla për të parandaluar një patologji që mund të shfaqen në fëmijërinë e hershme që quhet kariesi i biberonit. Fëmijët që kanë rrezik për prishjen e dhëmbëve, dentisti duhet t’i rekomandojë shtesa fluorike.

Share With:
Translate »
855 Views