Kur duhet ta dërgoni fëmijën për kontroll të syve
RËNDËSIA E VIZITAVE OKULISTIKE TEK FËMIJËT DHE FOSHNJET.
Vizitat okulistike tek fëmijët dhe foshnjet janë të rëndesishme për t’i mbrojtur ata nga rreziku i zhvillimit të dëmtimeve permanente në sy.
Shumë shpesh, vizita e parë e syve bëhet në moshën 5-6 vjecare, para se fëmijet të fillojnë shkollën ose edhe më vonë pas moshës 10-vjecare. Kjo zgjedhje nuk është e rekomanduar, pasi mund të jetë shumë vonë për të parandaluar zhvillimin e demtimeve permanente në sy.
Struktura e syrit fillon të formohet që në muajt e parë të shtatzanisë nga zgjatimi i indit trunor dhe vazhdon më tej në muajt dhe vitet e para të jetës. Femija lind me shikim shume të kufizuar dhe me kalimin e kohës, ai maturohet gradualisht për të arritur maksimumin rreth moshës 6-vjecare.