Kur Ermal Mamaqi shiste cigare në rrugë për të ndihmuar familjen e tij të varfër
Jo të gjithë ata që sot gëzojnë një standard të lartë jetese, e kanë pasur jetën e lehtë. Shumë nga të famshmit, jo vetëm shqiptarë por edhe botërorë, kanë pasur një fëmijëri të rëndë.
Kështu, edhe Ermal Mamaqi, i njohur për emisionet e tij komike, e shumë i dashur për publikun shqiptar, ka pasur një fëmijëri të vështirë. Ermali qysh në moshën 12-vjeçare ka shitur cigare nëpër rrugët e Tiranës, duke ndihmuar familjen e tij, kur nënën ia kishin pushuar nga puna.
Vetë, Ermali gjatë një emisioni televiziv në Shqipëri, kohë më parë ka rrëfyer jetën e tij, e cila ka qenë jo e lehtë. Ai ka treguar se për të paguar borgjet e familjes pas shkollës ka dalur në rrugë për të shitur cigare.
“I kam thënë mamasë që ti nuk do punosh kurrë pastruese. Unë do lë shkollën e do të shkoj të shes”, ka thënë Mamaqi.
Po ashtu, Ermali bashkë më vëllanë e tij ka fjetur në kuzhinë për 18 vite rresht.