Kur fëmija rritet mes librash. Dikur lexonte babi për Brianin, tani ndodh e kundërta
Madje i lexon me zë të lartë që të dëgjojë edhe babi, që më në fund e ka mbaruar misionin e leximit të librave për të birin. Tani Briani, djali 8 vjeç i Blendi Salajt, mund të lexojë vetë edhe libra voluminozë dhe histori fantastike me mumje.
“Misteri i mumjes së vjedhur” nga Ron Roy i ka mbërthyer të dy babë e bir dhe Blendi thotë se mezi po pret vazhdimin që ta dëgjojë të lexuar nga Briani me aq kujdes e zë të qartë.
Në shtëpinë e tyre sapo ka mbërritur një bebe por nuk e ka trazuar rutinën e përditshme të dy çunave të shtëpisë.