Kur fëmijët bëhen të praptë, George Clooney e ka gjetur zgjidhjen

Amal dhe George Clooney janë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët erdhën në jetë në 6 qershor 2017. Së fundmi në një intervistë për PEOPLE, George tregoi se fëmijët e tyre besojnë ende te Babagjyshi prandaj ai e ka gjetur zgjidhjen kur ata bëhen të praptë.

“Ata ende besojnë te Babagjyshi, gjë që më ndihmon shumë sepse kur bëhen të praptë, bëj sikur marr në telefon Babagjyshin. ‘Hej Babagjysh si je?’ dhe bëj sikur ai më pyet si po sillen fëmijët”, tregoi Clooney. Madje aktori tha se ka një mik që e merr në telefon dhe ai bën rolin e Babagjyshit.

Kur fëmijët bëhen të praptë, George Clooney e ka gjetur zgjidhjen

Share With:
Translate »
68 Views