Kur Jonida Vokshi poston foto të tilla, ndjekësit kanë një pyetje!
Që në postimin e parë, kur kish vetëm një javë që ishte bërë nënë, Jonida Vokshi i la ndjekësit e saj në Instagram pa fjalë me barkun e sheshtë, që ishte rikthyer si më parë.
Të gjithë kishin një pyetje: ishe gjë shtatzënë apo jo?

Sot kur janë bërë rreth dy muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes Emi, shumë nga ndjekësit ende nuk arrijnë ta besojnë, kur moderatorja publikon foto të trupit me bikini, si rasti në fjalë.
Dhe një nga pyetjet që ndoshta për Jonidën tani është bërë e zakonshme është se, sa kohë ka kaluar që nga dita kur ishte shtatzënë. Mos ishte gjë para 1 viti?
