Kur Luftari i këndonte Gazit! Aurela Gaçe publikon videon më të bukur 1 vit pas martesës së aktorit

Gaz Paja i dha fund beqarisë në qershor të vitit të shkuar. Aktori i njohur i humorit kurorëzoi me martesë dashurinë e tij disavjeçare me Ira Seferin. Ata organizuan një dasmë madhështore bashkë, ku sigurisht nuk munguan personazhe të njohur, që janë miq me Gazin.

Mbrëmjen e sotme Aurela Gaçe ka rikujtuar një nga momentet më të bukura nga dasma e Gazit. Ajo ka postuar në Instagram një video duke kënduar përkrah aktorit të mirënjohur, Luftar Paja, babait të Gazit. Ata këndojnë bashkë këngën “Ç’u mbush mali plot me rrush” dhe Luftari e ka mbajtur ritmin në mënyrë perfekte.

 

Pas publikimit të videos ka ardhur menjëherë edhe një koment nga Gaz Paja.

E paske gjet kthyesin. Po ça marrësi që është pa”, ka shkruar aktori duke ju referuar babait të tij.

Sa gëzova kur pashë videon. Kujtim shumë i vyer për mua. Martohu dhe një herë që të këndojmë prapë”, i përgjigjet Aurela.

Dasma e Gazit dhe Irës ishte një nga më të komentuarat në showbiz vitin e shkuar. Kujtojmë se tashmë dyshja janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard.

Share With:
Translate »
476 Views