Kur mami dhe vajza vishen njësoj, Eneda Tarifa publikon foton më të veçantë
Këngetarja dhe moderatorja Eneda Tarifa po shijon akoma pushimet verore dhe sigurisht pjesë e tyre është edhe vogëlushja e saj, Aria.
Eneda ka publikuar së fundmi një foto, ku shfaqet e veshur njësoj me të bijën. “Matchy-matchy”, shkruan këngëtarja në foton me Arian, duke zbuluar kështu se dhe ato janë fanse të trendit më të fundit, ku vajza dhe mami vishen njësoj. Edhe pse Aria është akoma e vogël, ajo është kthyer në një shoqe shumë të mirë për Enedën.
Kujtojmë që Aria është vajza e vetme e Enedes dhe Erion Zaloshnjës, e cila erdhi në jetë në vitin 2013.