“Kur mban në duar ëngjëllin e vogël”, Besi flet për herë të parë mbi ndjesinë e të bërit baba
Gjatë “BE Coffee” ditën e sotme, Besi ka folur për herë të parë mbi ndjesinë dhe emocionet që ka përjetuar kur u bë baba i Ajkës. Aktori e nisi rrëfimin duke bërë humor me faktin që femrat bëhen shumë tekanjoze dhe të ndjeshme gjatë shtatzënisë dhe e përfundoi me një fjali shumë të bukur që bëri të gjithë publikun të duartrokiste.
“Gjate shtatzënisë së femrave, siklet heqim dhe ne meshkujt sepse femrat nuk i durojnë dot aromat, erërat dhe kam ndjenjur pa ngrënë. Pas lindjes ti thua shpetove, por jo. Jane 40 ditet e lehonise qe zgjasin 3 muaj prandaj eshte shume keq per ne meshkujt”, tha Besi.

“Megjithate ti kupton qe lumturia me e madhe e jetes, bekimi me i madh dhe ekzistenca e Zotit provohet kur ne duart e tua mban atë ëngjëllin e vogel dhe thua ja kam bërë hallall 9 muaj”, përfundoi aktori duke emocionuar publikun dhe teleshikuesit./Xing.al


