Kur nusja është vajza e një stilisti këpucësh, ju e merrni me mend se çfarë ka nën fustanin e saj

“Casadei shoes” — e njihni si markë? E keni dëgjuar? E ka veshur Taylor Swift, Jennifer Lopez dhe Ciara në tapetin e kuq, një brand luksoz këpucësh themeluar nga Cesare Casadei, vajza e të cilit,  Arianna, punon gjithashtu afër tij në kompani.

Bashkëshorti i saposhpallur i Arianna-s, Nicolò, është bërë gjithashtu pjesë e Cesare-s, duke e kthyer Casadei një biznes të vërtetë familjar.

Kur çifti lidhi kurorë në fillim të korrikut në vilën San Mauro Pascoli, Itali, Arianna e dinte se çfarë fustani do të vishte. “Që në fillim, kam ëndërruar gjithmonë për martesë një Elie Saab … Në fillim, nuk doja të provoja, por doja thjesht ta merrja e ta vishja. Ishte i prerë për mua”, – tha ajo për fustanin elegant të ditës së madhe.

Dëshira për t’u dukur ndryshe në një rast kaq të rëndësishëm ishte e tillë, pa asnjë dyshim, edhe për të atin e Arianna-s: “Edhe im atë donte ta shikonte fustanin, edhe pse unë doja të ishte surprizë. Edhe për të ishte dashuri me shikim të parë”, – tha Arianna për Vogue.

Në këmbë, natyrisht, vajza e një prej emrave më në zë të botës së modës, nuk do të vishte sandale të zakonshme. Madje, deri atë ditë sandalet ishin surprizë. Madje, jo vetëm të personalizuara, por edhe me një mesazh të ëmbël nga i ati, në pjesën e brendshme: “Alla mia cucciola” (për vajzën time të dashur).

Megjithëse ishin të fshehura nga dantella e fustanit, të gjithë sytë i kishin atje sapo u krijohej një hapësirë boshe në këmbët e Arianna-s. Me gurë të kristaltë dhe me shirita të shumëfishtë deri te kyçi, gjithçka ishte magji e shkëlqyeshme.

“Në ditën e dasmës, nuk ishte thjesht veshja e një palë këpucëve të veçanta, por më shumë se aq ishte një shprehje e ngrohtë dashurie dhe pasioni që na lidh ne me biznesin dhe me njëri-tjetrin. Ishte një mesazh shumë i veçantë”, – tha Arianna për Vogue.

Share With:
Translate »
1008 Views