Kur ta shihni këtë video, do të ndiheni nostalgjikë për fëmijërinë tuaj

Balona artizanale na rikthen pas në fëmijëri! Një copë gazetë a rrobë e vjetër, një sapngo, dy shkopinj, dhe ja, kjo ishte lumturia në sytë e një fëmije.
Kids’Time ka përgatitur një video që ju ta ndani me të vegjëlit tuaj, pse jo edhe ta provoni. T’ju tregoni atyre se gjërat shijojnë më shumë kur duhet pak mund për t’i patur dhe se puna e dorës, nuk ka çmim.

Ndoshta ju edhe mund ta kujtoni, nëpër mjegull, kohën kur keni luajtuar me balona por fëmijët tuaj, me siguri që jo! Mund t’iu ketë zënë syri ndonjë të tillë në dyqan por, a kanë ndëruar ndonjë vetë? A kanë vrapuar lëndinave të gjelbëruara me fijen e kapur pas dore?! Nëse përgjigjja, në çdo rast, është jo, pranvera, është koha më e mirë për t’i bërë të shijojnë këtë lodër të thjeshtë por të gëzueshme. Në piknikun a shëtitjen e radhës, luani balonash…

Ah dhe diçka, mos harroni ta ndani me mikun e fëmijërisë, me të cilin ndërtonit atëherë balona modeste

Share With:
Translate »
438 Views