Kur të ndiheni përtacë, kujtohuni se kjo 10-vjeçare ka ngjitur 282 male në Skoci

Quinn Young, kjo 10-vjeçare ka ngjitur plot 282 male në Skoci, të njohura edhe si “Munros of Scotland”.

Quinn e nisi rrugëtimin e saj si një sfidë me të atin Ian, kur ishte vetëm 4 vjeç. Ajo ngjiti Ben Nevis pak pasi mbushi 5 vjeç dhe donte që ta mbaronte sfidën para se të përfundonte shkollën fillore dhe ia doli!
Kur të ndiheni përtacë, kujtohuni se kjo 10-vjeçare ka

BBC

Në çdo ngjitje, ajo mbante vetë pajisjet, ushqimin dhe ujin e saj, si dhe dukej mjaft entuziaste për rrugëtimet që po ndërmerrte.

Ian, i ati, tha se Quinn ngjiti 100 male deri në gusht të 2021-shit dhe nuk u ankua kurrë, as në dimër.

Kur të ndiheni përtacë, kujtohuni se kjo 10-vjeçare ka

BBC

Ndërsa vogëlushja u shpreh për “BBC” se ishte shumë e lumtur që e përmbushi dëshirë, por edhe pak e mërzitur që aventura me babin mbaroi.

Fenomeni i ngjitjes së maleve të Skocisë është frymëzuar nga Sir Hugh Munro, i cili ndërkohë që studionte në Gjermani, ngjiti gjithë alpet dhe më pas, u bë presidenti i “Scottish Mountaineering Club”. Para titullit, klubi i vendosi detyrën gë ngjiste “Munros of Scotland” dhe që prej kësaj detyre, lindi një traditë.

Share With:
Translate »
113 Views