Kur Top Channel dha pak shpresë, babai i Ronaldo Sharkës nuk ia doli dot me sëmundjen

Ndër surprizat më emocionuese në Big Brother Albania VIP ka qenë pikërisht ajo e Ronaldo Sharkës. I ati, të cilin e kishte lënë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mbrëmjen e djeshme, Arbana tha se Top Channel do të bënte të gjitha përpjekjet që i ati i Ronaldos ta fitonte këtë betejë, por ende pa u mbushur 24 orë, ai ndërroi jetë. Lajmin e ka ndarë vetë Ronaldo në rrjetet e tij sociale, me një foto duke shtrënguar të dorën e të atit.

Një humbje e madhe për Ronaldon dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur në moshë të re.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Ronaldo u shpreh: “Dy muaj para se të futesha këtu ka qenë në sallë operacioni nga ora 9 e mëngjesit deri në 7 të darkës nga kanceri”.

I urojmë ngushëllime familjarëve dhe i ati të prehet i qetë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
135 Views