Kush e mbështet Albërie Hadërgjonajn në prapaskenën e festivalit?

Kjo është pjesëmarrja e saj e pestë në skenën e madhe të festivalit të traditës dhe këngës në RTSH! Edicioni i 58-të i festivalit të fundvitit ka nisur pak minuta më parë dhe një pjesë e artistëve janë ngjitur në skenë për të performuar live hitet e tyre, bashkë me orkestrën zyrtare të këtij festivali.

Por, dihet që për artistët emocionet më të mëdha nuk janë vetëm ato në skenë, para publikut që i ndjek nga ekrani apo të pranishmëve në sallë! Ndjesitë e vërteta “ziejnë” aty në prapaskenë, nga veshjet, tek grimi, tek provat e vokalit, etj! Ndaj të gjithë atyre u duhet forcë e mbështetje e madhe në momente kaq të rëndësishme për karrierën e një artisti.

Për Albërie Hadërgjonajn që në këtë festival vjen më “Ku ta gjej dikë që ta dua”, duket se janë disa persona ata që po i qëndrojnë në krahë. Si mbështetja më e madhe për të, kanë ardhur Alban Ramosaj, Anxhelina, Beatrixi dhe disa miq të afërt të këngëtares.

Sigurisht, në momente kulmore si këto, gjithçka u duhet artistëve është përkrahja e kush më mirë se familja mund ta japë atë pa kursim!

Share With:
Translate »
638 Views