Kush e shoqëroi në altar? Vesa e përlotur rikthen këtë emocion të fortë

Vesa Luma këtë fillim viti ndodhet në Zelandën e Re, ku bashkë me Lianin i është bashkuar partnerit të saj. Megjithatë kjo nuk do të thotë që është larguar nga e ëma. Marrëdhënie si këto mbahen në zemër. Dhe nga zemra kanë dalë fjalët që ajo ka zgjedhur sot për të ëmën, në ditëlindjen e saj.

Larg, pa mundur ta përqafojë, këngëtarja i ka dërguar këto fjalë të ngrohta që me siguri kanë shkuar drejt e në zemër të mamasë së saj dhe ka zgjedhur një foto me një ngarkesë të veçantë emocionale, nga dita kur mamaja, edhe në rolin e babait, e ka shoqëruar Vesën në altar, ditën e dasmës.

“Është ditëlindja e mbretëreshës sime. Urime ditelindja nana! Perhere do te jesh dashuria ma e madhe dhe shoqeruesja ime e jetes, sikur edhe ky moment i kapur ne foto, qe mbetet nder emocionet me te forta qe kam perjetuar gjate jetes!”, shkruan Vesa.

Share With:
Translate »
780 Views