Kush është 14-vjeçari, përfaqësues i Shqipërisë në “Eurovision Young Musicians”

Në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë është zhvilluar nata finale, ku kanë marrë pjesë 8 instrumentistë të rinj në piano, violinë, kitarë e violonçel. Të përzgjedhur rreth 2 muaj më parë pas një audicioni në Radio-Televizionin Shqiptar, i cili ka marrë edhe patentën e “Eurovision Young Musicians”.Të përzgjedhur mes 41 fëmijëve e të rinjve, nga mosha 12-21 vjeç, të ardhur nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj.

Edhe pse gara ka qenë shumë e fortë, mes talenteve të shkëlqyer me çmime e interpretime në skena europiane, në Edinburgh do të shkojë vetëm njëri prej tyre. Dhe ai është Klaudio Zoto, nxënës në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

Klaudio Zoto është 14-vjeçari që bashkë me violonçelin e tij do të përfaqësojë për herë të parë Shqipërinë në “Eurovision Young Musicians 2018”, që do të zhvillohet nga 18-23 gusht në Edinburgh të Skocisë, një patentë e re kjo e RTSH-së.

Me Klaudion jemi njohur tek “Virtuozët” në TV Klan.

Share With:
Translate »
650 Views