Kush është gjëja më e shtrenjtë që ka bërë Alketa për të? Rrëfehet vajza e moderatores

Që pasi u shfaq për herë të parë në Instagram, me një profil publik, vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, ka qenë mjaf aktive në rrjetin social.

Me sa duket vajza e moderatores së njohur ka krijuar audiencën e saj, dhe i pëlqen të komunikojë shpesh me ata që e ndjekin dhe kanë kuriozitet për të.  Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Nikol ka realizuar një tjetër intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Vajza e Vejsiut zbuloi gjënë më rë shtrenjtë që prindërit e saj kanë bërë për të, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj.

Disa nga pyetjet:

A e pate të vështirë të jetosh larg familjes?

Gjithmonë kam qenë natyrë indipendente, por padyshim që s’është e lehtë të jesh larg njerëzve që do.

E mendon veten si këngëtare?

Asnjëherë. Nuk ka qenë kurrë gjëja ime.

Ai pëlqen lidhjet në këtë moshë?

Nëse ndjeshe sikur dikush të përmbush dhe të bën të lumtur, pse jo. Nuk kam asnjë gjë kundra.

A ke kaluar ankth ndonjëherë?

Të gjithë kemi kaluar. Është ndjenja më e keqe apo jo? Sigurohu që të kesh njerëz të dashur rreth teje dhe kujto se është e përkohshme.

Gjëja më e shtrenjtë që ka bërë Alketa për ty dhe e kujton me mall? Ose dhurata?

Gjëja më me vlerë që më kanë bërë të dy prindërit për mua është që më dhanë besimin dhe mundësinë që të largohesha nga shtëpia kaq herët për të dalë në jetë dhe për t’u përballuar me vështirësitë që të bëhem dikushi. Është mundësi që të ndryshon jetën për të cilën jam falendëruese.

Share With:
Translate »
120 Views