Kush ia prishi plane e kthimit në Tiranë Oltës dhe të birit?
Prej më shumë se një viti, Olta Gixhari po jeton në Spanjë me partnerin e saj dhe vogëlushin Amar. Olta nëpër intervista është shprehur shumë e lumtur me jetën atje megjithatë herë pas here vjen edhe në Shqipëri për të takuar familjen e miqtë.
Mirëpo këtë herë fati nuk ishte në anën e saj dhe fiks sot që do vinte në Tiranë, bora mbuloi Spanjë.
“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”-shkruan Olta e mërzitur.
Olta nuk e ka prezantuar djalin me Shqipërinë dhe pikërisht kur pati ndër mend ta bënte, moti i prishi çdo plan.
