Kush ishte vajza që guxoi ta qortonte dhe t’i mbyllte gojën princit George?
Shfaqja e familjes mbretërore në ballkonin e Buckingham Palace është gjithmonë një ngjarje e rëndësishme. Këtë vit, vëmendjen në festimet e 92-vjetorit të Mbretëreshës, nuk e kanë vjedhur as Meghan, Kate, William apo Harry. Një vajzë 7-vjeçare, mori vëmendjen e të gjithëve. Savannah Phillips, ia mori “shkëlqimin” Mbretëreshës Elizabeth. Me të drejtë do të pyesni çfarë bëri stërmbesa e Mbretëreshës që të përflitej kaq shumë? Në një moment gjatë ceremonisë, Savannah i kërkoi të pushonte princit George, por ai siç duket nuk e dëgjoi.

Ajo u “detyrua” t’i mbyllte gojën me duar. Jo çdo fëmijë mund të bëjë këtë veprim ndaj mbretit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar, por Savannah Phillips e bëri.

Por kush është Savannah Phillips?
Savannah Phillips lindi më 29 dhjetor të vitit 2010, dhe është vajza e Peter Phillips dhe Autumn Kelly. Emri i saj i plotë është Savannah Anne Kathleen Phillips. Kur ajo erdhi në jetë ishte e 12-ta në radhë për në fronin mbretëror, por pasi lindi George, Chartotte dhe Louis ajo zbriti në vendin e 15.
