“Kush ka vajza, botën ka”, Agron Llakaj emocionon me dedikimin special për të bijën
Aktori i humorit, Agron Llakaj është tepër aktiv në rrjetet e tij sociale.
Ai nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momentet emocionuese me famijen e tij.
Së fundmi aktori ka postuar një foto famijare duke i ka bashkëngjiur një urim tepër special për të bijën e tij.
Alkida sot feston 37 vjetorin e saj dhe nuk mund të mungonte një urim nga aktori i dashur i humorit.
“Kush ka vajza, botën ka !
Edhe 100 bija jonë Alkida! Gëzuar ditëlindjen, me shëndet dhe bekime e zemrën plot!
Sa do vite të kalojnë, mami dhe unë do të themi të njëjtën fjali zemre- Të duam si çdo ditë, sa qielli e sa bota!”, shkruan ai për të bijën.
View this post on Instagram