Kush tha se nuk mund të ushtrohesh gjatë shtatzanisë, Khloe i mbyll gojën kritikuesve
Khloe Kardashian, e cila së fundmi zbuloi se është prej rreth 6 muajsh shtatzënnë, ka reaguar ashpër ndaj ndjekësve të saj. Shkak për këtë janë bërë komentet e shumta për faktin se Khloe vazhdon sistematikisht palestrën ndërkohë që është shtatzënë. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” duket se nuk është përmbajtur më dhe ka postuar në Tëitter një artikull për benefitet e të ushtruarit gjatë shtatzanisë. Bashkangjitur kësaj Khloe ka shkruar: “Për ata që mendojnë se janë fizikanë papritur, doktori im komunikoi me mua dhe tha se ushtrimi fizik gjatë shtatëzanisë është shumë i rekomandueshëm.”
Vetëm një javë më parë, nëpërmjet një posti në Instagram, Khloe konfirmoi se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Tristan Thompson.
