Kush uruan të parët beben e Meghan dhe Harry-t? Mbretëresha dhe Kate me foton e ëmbël!

Një tjetër bebe me gjak mbretëror erdhi në jetë sot. Meghan Markle lindi fëmijën e dytë nga martesa me princin Harry. Çifti u bënë me vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibet Diana, në ndër të Mbretëreshës dhe në kujtim të princeshës Diana.

Pas lajmit të bukur, Mbretëresha ka reaguar me një deklaratë nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore.
“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stër-mbesa e 11 e Madhërisë”-shkruhet në postim.

Duka dhe Dukesha e Cambridge, William dhe Kate e kanë uruar në veçanti Harry-n dhe Meghanin me një postim tjetër. “Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes nëjetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”-shkruhet në postimin e çiftit.

Çifti mbretëror postoi një foto të Meghan dhe Harry-it atëherë kur ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Princi William dhe Kate urojnë ardhjen në jetë të Lilit me

“Të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i bukur për ardhjen e Lilit. Urime Harry, Meghan dhe Archie!”, shkruan Duka dhe Dukesha në Instagram.

Share With:
Translate »
530 Views