Ky detaj tregon që mund të presim një lajm shtatzënie

Që kur Meghan Markle dhe Princi Harry u shprehën se dëshirojnë të krijojnë familje në një të ardhme të afërt gjatë intervistës së fejesës, fansat po presin lajmin e lumtur.
Duka dhe Dukesha e Sussex adhurojnë të dy fëmijët dhe janë mjaft natyral në angazhimet zyrtare.
Por një detaj i turit të tyre në Australi dhe Zelandën e Re duket se tregon se shumë shpejt do të kemi lajmin e shumëpritur. Ata do të udhëtojnë si çift muajin e ardhshëm në këto dy vende, si dhe Fiji e Tonga, ku rreziku i virusit Zika është i lartë. Kjo sëmundje përhapet nga mushkonjat, dhe teksa është i dëmshëm për shumë njerëz, për shtatzënat është edhe më shumë, pasi mund të shkaktojë defekte në lindje.
Kjo do të thotë që Meghan dhe Harry po përpiqen për fëmijë para udhëtimit, dhe nuk dëshirojnë ta anulojnë edhe nëse Meg është shtatzënë. Qeveria thotë gjithashtu se çiftet nuk duhet të përpiqen për fëmijë dhe në 6 muajt pasi të kthehen. Dhe “Daily Mirror” ka bërë llogaritë për çiftin mbretëror, duke thënë se lajmi për fëmijë duhet të presim nga korriku i ardhshëm.

Share With:
Translate »
584 Views