“Ky është djali im”/ Biden prezanton mbesën, si djalin e tij të vdekur

Joe Biden në ditën e zgjedhjeve, ka bërë një gafë të pafalshme për një njeri i cili brenda pak orësh, mund të jetë president i SHBA. Ai ka prezantuar mbesën e tij Finnegan si djalin e tij të ndjerë Beau Biden, para mbështetësve të tij në Filadelfia.

Ai tha:

Ky është djali im, Beau Biden, që shumë prej jush e ndihmuat në zgjedhjen e Senatit në Delaware.

Gabimi i Biden, i cili ka vështirësi në të folur, erdhi ndërsa ai iu drejtua një turme të madhe mbështetësish në Filadelfia vetëm disa orë para se të mbylleshin votimet. Kjo shënoi ndalesën e dytë në një turne në dy qytete në Pensilvani. Në ndalesën e parë, ai vizitoi shtëpinë e tij të fëmijërisë në Scranton në mëngjes, ku la një mesazh prekës në murin e dhomës së ndenjes. Kandidati demokrat shkroi mesazhin: “Nga kjo shtëpi, në Shtëpinë e Bardhë me hirin e Zotit” -së bashku me nënshkrimin e tij dhe datën e zgjedhjeve të 59-të presidenciale të SHBA në mur.

Biden aktualisht kryeson në sondazhet kombëtare dhe në disa shtete.

Share With:
Translate »
562 Views