Ky është numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 3662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. Janë 8,317 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.
Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.