Ky fëmijë sot është një reper i njohur
Rrëmimi në albumet fotografike të vjetra dhe publikimi i fotove nga fëmijëria është bërë tashmë një modë në rrjetet sociale. Kjo modë nuk ka kaluar pa u ndjekur edhe nga një prej reperëve kosovarë më të suksesshëm. Bëhet fjalë për Gjikon, i cili një natë më parë ka festuar ditëlindjen. Ky i fundit ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të uruar veten e tij, duke postuar një foto nga fëmijëria. “Djali i ditëlindjes, gjithmonë i ri” ka shkruar reperi kosovar në dixhiturën e fotos që ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram.
