Kylie Jenner dhe Travis Scott një fëmijë të dytë më shpejt se ç’prisnim
Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër të një vajze shkurtin e vitit që shkoi dhe e pagëzuan me emrin Stormi. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ditëlindja e parë e së voglës, ylli televiziv i ‘Keeping up with Kardashians’ është arratisur në një destinacion tropikal së bashku me të bijën. Por kjo nuk është e vetmja e re që vjen nga familja më e famshme në botë.

Sipas raportimeve nga ‘People’, Kylie dhe Travis dëshirojnë një tjetër fëmijë. “Ata duan një tjetër fëmijë së shpejti. Travis ka rregulluar oraret dhe angazhimet që të kalojë sa më shumë kohë me partneren e tij dhe Stormin. Ka shumë mundësi që një tjetër fëmijë të vijë së shpejti. Të dy kanë dëshirë t’i japin një motër ose vëlla së voglës”,-shprehen burime pranë çiftit.

Siç duket Kylie dëshiron një familje të madhe dhe këtë ëndërr pritet ta realizojë shumë shpejt. E vogla Stormi do të festojë 1-vjetorin e lindjes në 1 shkurt të këtij viti.