Kylie Jenner dhuron bujarisht 500 mijë dollarë për një nga spitalet që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Kylie Jenner kohët e fundit ishte në shënjestër të reagimeve pasi u akuzua për mos dhurimin e ‘mjaftueshëm’ të një shume parash në GoFundMe për të ndihmuar mikun e saj të sëmurë.

Por ylli i “KUWTK”, 23 vjeçe, mund t’i ketë bërë të heshtin kritikët e saj pasi u zbulua të mërkurën se ajo dhuroi 500,000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Vanderbilt me vendndodhje në Nashville, Tenesi,.

Dhurimi i majmë i Jennerit, si dhe ndihma monetare e dhënë nga Roger Daltrey dhe Teen Cancer America e Pete Townshend, shkuan drejt ndërtimit të një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.

Spitali i Fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, shpesh i referuar si Spitali i Fëmijëve Vanderbilt, përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje’ që merret me sëmundjet ‘e thjeshta deri tek ato më komplekse’.

Kylie bëri donacionin e saj bujar 500,000 dollarë për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Drejtoresha e përgjithshme e ‘Kylie Cosmetics’ ishte pranë Hudson ndërsa luftonte me kancerin e sistemit limfatik, të cilin me sukses e kapërceu.

“Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kyliet dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe udhëtimin tim ndaj kancerit”, tha Hudson në një njoftim për shtyp. “Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”.

Ai vazhdoi: “Me ndihmën e Teen Cancer America, ne ishim në gjendje të kontribuojmë në ndërtimin e sallës së parë për adoleshencë të quajtur ‘Hey, I’m Here For You’ në Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt – një hapësirë e rehatshme për të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit për të ndjekur pasionet e tyre”.

Hudson, i cili nisi fuishatën e tij bamirëse, e përshkroi ndërtimin e sallës si ‘një moment me rreth të plotë për të’.

“Dhe unë jam i ngazëllyer që do të vazhdoj të rrit partneritetin tim me Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt dhe TCA”, përfundoi deklarata e tij.

Salloni i gjerë përmban sete të shumta të lojrave video, një televizion me ekran të madh, një furnizim të pafund filmash, një hapësirë meditimi, si dhe një hapësirë kolektive për të bashkuar pacientët e tjerë.

“Sot është një ditë e bukur! Disa vjet më parë Kylie Jenner dhe unë mblodhëm para për të ndërtuar një qendër për adoleshentët që janë të sëmurë me kancer me shpresën për ta bërë përvojën e tyre pak më të mirë”, shkroi ai në postim, i cili shfaqi imazhe të ndryshme të hapësirës së sallës së përfunduar së fundmi.

Në postimin e përzemërt, Harry falënderoi me pasion miken e tij të famshme për gatishmërinë e treguar gjithmonë karshi tij.

Lajmi për përfundimin e sallës së spitalit dhe kontributi bujar i Jenner vjen pasi ylli u kryqëzua nga fansat se nuk “bëri aq sa duhet” për të ndihmuar mikun e saj i cili kishte nevojë për ndihmë monetare pas një përplasje me veturë.

Share With:
Translate »
349 Views