Kylie Jenner i vë flakën rrjetit/ Pas lindjes së djalit ylli shfaqet në super formë duke pozuar me bikini

Kylie Jenner  është shfaqur në super formë e veshur me bikini 12 javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, ka ndarë për ndjekësit një foto ku ka pozuar e ulur në një dërrasë sërfi, në mes të oqeanit, e veshur me një palë bikini ngjyrë bezhë ku ka shfaqur dhe format e saj perfekte trupore.

Ajo postoi gjithashtu dhe disa imazhe romantike me partnerin e saj, Travis Scott të përqafuar nën perëndimin e diellit buzë detit.

Kylie dhe Travis, të cilët kanë pasur lidhje që nga viti 2017, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë djalin e tyre, më 11 shkurt.

Ajo së fundmi zbuloi se kishte shtuar 27kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë dhe tha se tashmë ka rënë 18 kilogramë me ndihmën e stërvitjeve dhe dietave.

Kujtojmë se paraqitja e Kylie Jenner  këtë vit në ‘Met Gala’ nuk u pëlqye shumë nga fansat e saj. Madje disa e cilësuan si më skandalozin që ajo ka veshur përgjatë këtyre viteve në shfaqjen e vitit të modës.

Dhe ndërsa ndante disa foto nga prapaskenat në Instagram të martën, ylli zbuloi arsyen e fustanit të nusërisë Off-White që zgjodhi për tapetin e kuq: Ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor 2021 në moshën 41 vjeçare.

“Unë dhe Virgil duhej të shkonim në Met së bashku përpara se të shtyhej në vitin 2020”, shkroi Jenner, 24 vjeçe në mbishkrimin e saj.

“Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë vërtet shumë për mua. Unë ndihem vërtet e privilegjuar të vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun të bukur të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil dhe të duam përgjithmonë. & faleminderit të gjithë ekipit @off____white !!”

Share With:
Translate »
155 Views