Kylie Jenner kërkon siguri për të bijën, ja vendimi që ka marrë
Çdo mama e re në planet, që do të kishte mundësitë e saj financiare, me shumë gjasë do të bënte të njëjtin veprim. E dini se çfarë hapi ka ndërmarrë sëfundmi, milionerja 21 vjeçare Kylie Jenner? Ka punësuar një skuadër të tërë me dado dhe asistentë që do të ndihmojnë në mirërritjen e të porsalindurës Stormi Webster.
Ylli i reality show-t të famshëm “Kardashians”, e cila solli në jetë vogëlushen e saj në 1 Shkurt, ka vendosur që të krijojë çdo kusht optimal që i garanton asaj sigurinë e vajzës, edhe pse sipas një burimi të besuar për revistën “People”, ajo vet vijon të jetë një mama e përkushtuar që i qendron shumë pranë të bijës.
Por, Kylie patjetër që ka nevojë për ndihmë ekstra, për sa kohë që është edhe një mama në karrierë. Vetëm para pak ditësh ajo lançoi linjën e re kozmetike që mban emrin e saj, duke shënuar një rekord të ri shitjesh të këtyre produkteve, që me shumë mundësi i shtojnë zerot në llogaritë e saj bankare. Jo rastësisht Kylie Jenner kategorizohet sot si pjesëtarja më e pasur e të famshmes familje Kardashians!