Kylie Jenner sapo u shfaq dhe është veshur me të brendshme!

Calvin Klein duhet të ketë paguar një dorë të mirë me para, shumë të mirë, derisa Kylie Jenner që është fshehur për kaq kohë nga kamerat doli krah motrave të saj në një foto familjare, të gjitha të veshura me të brendshme. Por mos u entuziasmoni ende. Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe 20-vjeçarja e përfolur si shtatzënë janë në foto, por ndërsa të gjitha kanë ekspozuar barkun, Kylie është e mbuluar dhe ka ekspozuar vetëm gjoksin, veshur me reçipetat Calvin Klein. Kylie nuk ishte në fotot familjare të Krishtlindjeve, dhe njerëzit donin të dinin me ngulm ç’bëhej me të. Asnjë foto në publik, përveç një fotoje paparazzi e shkrepur në tetor ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë mediat e huaja shkruajnë me bindje se Jenner është në pritje të një vajze që do të lindë në mars, fryt i dashurisë me reperin Travis Scott. Nga fotoja e publikuara në Instagramin e Kris Jenner s’mund të kuptohet asgjë nëse është apo jo shtatzënë. Kylie është kapur për dore me Khloe-n që pak kohë më parë bëri publike shtatzëninë e saj, po ashtu e veshur me Calvin Klein.

Share With:
Translate »
797 Views