Kylie Jenner surprizohet nga njeriu i saj më i shtrenjtë, Stormi përgatit mirëseardhjen më të bukur për mamin

Kylie Jenner është kthyer nga udhëtimi i saj në Francë dhe ka pritur suprizën më të ëmbël nga vajza e saj 2-vjeçare, Stormi Webster.

Së bashku me ndihmën e Travis, vajza kishte përgatitur letra në ngjyrë rozë në të cilat shkruhej: “Mirë se erdhe mami”.

Me siguri kjo ka qenë një nga surprizat më të ëmbla për Kylie-n e cila e ka ndarë këtë moment në llogarin e saj në ‘Snapchat’.

Kujtojmë se Jenner ka ndarë disa herë momentet më të veçanta me vajzën e saj, teksa ajo është sjellë ashtu siç Kylie e ka mesuar. Këto video kanë bërë përherë xhiron e rrjetit./revistawho.com

 

Share With:
Translate »
433 Views