Kylie-t i është rritur barku dhe është shumë e lumtur
Kylie Jenner është shtatzënë për herë të dytë dhe lajmi prej disa ditësh po qarkullon në media, edhe pse miliarderja ka preferuar të mos reagojë. Burime për “People” tregojnë se ajo është shumë e lumtur që do bëhet sërish mami me partnerin e saj Travis Scott. 24-vjeçarja po e shijon shtatzëninë në privatësi thanë burime.
“Kylie është disa muajshe shtatzënë. I është rritur barku dhe është shumë e lumtur. Kylie ka dashur ta bëjë Stormin me motër ose vëlla dhe është e emocionuar që do bëhet mami sërish. Po e shijon shumë këtë peroudhë. Po e kalon kohën vetëm me familjen dhe miqtë”-tha burimi.
Kylie, e cila është nënë e Stormit, 3 vjeç, u nda nga Travis Scott në tetor të vitit 2019, por mbajtën marrëdhënie të mira që asokohe duke u ribashkuar disa herë derisa vendosën të kenë edhe një tjetër bebe bashkë.
